Zgjedhja e Presidentit: Nevoja për Ndryshime në Kushtetutë

Në mungesë të 81 votave për President, vendi shkoi në zgjedhje më 7 qershor.

Edhe pas këtij procesi, partitë politike nuk arritën të propozojnë një kandidat konsensual për këtë pozitë.

Prandaj, u kërkua një interpretim nga Gjykata Kushtetuese, e cila caktoi 6 tetorin si datën e fundit për zgjedhjen e Presidentit.


- Advertisement -

Në orët e vona të së martës, Justina Shiroka Pula, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, arriti të marrë përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Megjithatë, për këto obligime kushtetuese, kërkohet një përditësim dhe ndryshim i Kushtetutës. “Në interes të mbarëvajtjes së disa proceseve dhe të realizimit më të shpejtë dhe më efikas të disa rregullimeve tona të brendshme, por natyrisht edhe disa raporteve ndërkombëtare, kishte me qenë e udhës të bëhet ndryshimi.

Mirëpo, te ndryshimi i Kushtetutës në implementimin e saj janë paraqitë një mori pengesash që aktualisht e pengojnë rregullimin tonë, për faktin se kërkohet pëlqimi i 2/3 jo vetëm të deputetëve shumicë, por edhe të deputetëve nga pakicat”, vlerëson Kolë Krasniqi, profesor.

Ndërsa në Institutin e Kosovës për Drejtësi, theksojnë se nuk ka nevojë për ndryshim, pasi partitë politike duhet ta zbatojnë Kushtetutën. “Kushtetuta është jashtëzakonisht e mirë, duhet t’i përshtatet realitetit politik rreth realitetit të partive politike në Kuvendin e Kosovës… dhe nuk mundemi ne ta hartojmë Kushtetutën duke i përshtatur një partie politike sa për qind po fiton, kështu që kjo Kushtetutë duhet ta imponojë, promovojë dialogun, kompromisin”, thotë Ehat Miftaraj.

Në këtë drejtim, ai vlerëson se ndryshimi i mundshëm i aktit më të lartë juridik të vendit mund të ketë pasoja edhe në integrimin evropian. “Duhet bërë një vlerësim se cili do të jetë ky impakt te partnerët tanë ndërkombëtarë, cili do të jetë impakti në procesin e integrimit evropian, por edhe në procese tjera që lidhen me fatin e Republikës së Kosovës.

Ne e dimë se fatkeqësisht, Kosova ka vendosur, respektivisht partia në pushtet, që mos ta zbatojë një pjesë të Kushtetutës së Kosovës, sepse e ka ngrirë pothuajse tërësisht bashkëpunimin me Listën Serbe, dhe ne kemi amandamentet kushtetues për Vettingun që është duke qëndruar mbi 2 vjet në Kuvendin e Kosovës”, shprehet Miftaraj.

Po ashtu, zgjedhja e presidentit nga votimi i drejtpërdrejt i qytetarëve shpesh është parë si opsioni më i drejtë.

Megjithatë, edhe për këtë nevojitet ndryshimi i Kushtetutës, por për ta realizuar këtë, nevojiten 2/3 e deputetëve shqiptarë dhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kosovë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *