Vallja e Osman Takës tani është e përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook. “Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza.
E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë”, ka shkruar ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





