Inaugurimi i Presidentes Justina Shiroka-Pula sot në Kosovë
Sot do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Ceremonia do të fillojë në ora 15:00, në oborrin e Presidencës.
Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.
Presidenca ka ftuar ekipet mediale që të ndodhen në vendngjarje për ta përcjellë nga afër inaugurimin e Presidentes së re të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

