Protesta ‘Liria ka emër’: Thirrja e Çlirim Hazirit për paqe dhe bashkim

Organizatori i protestës “Liria ka emër”, Çlirim Haziri, i është drejtuar protestuesve me një thirrje të fortë për të mos e gjuajtur Policinë e Kosovës.

Në protestën e sotme, Haziri theksoi se policët që ndodhen në shesh sot janë ushtarë të UÇK-së, të cilët kanë qëndruar me guxim para serbëve në të kaluarën. “Mos e gjujë policin e Kosovës, ky polic që sot po qëndron në shesh është ai ushtari i UÇK-së që qëndroi para serbit dje.

Policia është e jona, ne kemi dal për të protestuar, jo për t’u përleshur me Policinë.


- Advertisement -

Forca jonë është zëri jonë, forca jonë është numri jonë, forca jonë është kërkesa jonë, forca jonë është UÇK-ja jonë”, u shpreh Haziri.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *