Monika Lubonja Nënshkruan Kallëzim Penal Pas Publikimit të Pamjeve Intime

Pas publikimit të pamjeve intime në internet, aktorja Monika Lubonja ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kompozitorit Adrian Hila.

Ajo i është drejtuar organeve të drejtësisë me një kallëzim penal për veprat “Fyerja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, sipas Kodit Penal.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Monika Lubonja, e cila për herë të parë ka folur publikisht për këtë rast.


- Advertisement -

Ajo ka theksuar se nuk kishte dijeni për filmimet.

Aktorja ka ndarë një publikim në rrjetet sociale ku shpërndau dokumentin që dëshmon se ka marrë masa ligjore lidhur me situatën. “Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje se ciles i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’.

Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime,” tha ajo. “Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim tё filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen.

Kam dashur dikë dhe kam besuar.

Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë.

Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.” “I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund,” ka përfunduar aktorja.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *