Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje deputetëve që të rikthehen në seancën e Kuvendit për shqyrtimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Ai theksoi se për votimin e këtij ligji kanë kontribuar partitë kryesore politike.
Haradinaj e quajti këtë ligj si të përbashkët për Aleancën, PDK-në, Vetëvendosjen dhe komunitetet joserbe, duke kritikuar ndryshimet e qëndrimeve nga ora në orë dhe nga konferenca në konferencë. “Me lejoni që të ju them se kam në dorë një dokument dhe ky është ligji për dhomat e specializuara.
Ky është ligji i Aleancës, PDK, VV dhe pakicave jo serbe.
Loja e tij nga ora në ora, nga konferenca në konferencë.
Të gjitha temat kanë rëndësi, por nuk ka asnjë logjikë që të tallesh kështu.
Ky ligj është i të gjithë neve që e kemi votuar.
Kemi edhe tri orë, ju bëj thirrje kthehuni në seancë,” tha ai gjatë një konference për media.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





