Kryeministri Albin Kurti ka bërë një ofertë të re për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.
Ai ka propozuar që nëse grupi parlamentar i PDK-së angazhohet për të marrë pjesë në votimin për president, shumica e votave t’i japë menjëherë leximin e dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Kurti ka theksuar se PDK-ja e kishte refuzuar më parë ofertën për mbështetje të kandidatit për president, Bekim Sejdiu, dhe ka përmendur emrat Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti si alternativa aktuale nëse opozita shpreh interesim. “Partia Demokratike e Kosovës e refuzoi ofertën tonë që ta mbështesim Prof.
Bekim Sedijun, e unë besoj që në rast të përgjigjes së tyre pozitive Prof.
Bekimi do të rikthehej.
Përveç këtij, natyrisht, i kemi edhe dy emra të cilët në këtë vit i kemi prezantuar si kandidatë për president, Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, e të cilët po ashtu janë aktualë nëse ka interesim nga opozita.
Të nderuar gazetarë, propozimi ynë më i ri është ky: meqë nuk po mund të arrij ta takoj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Homza le të del publikisht sonte dhe të zotohet që i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, merr pjesë me votë në zgjedhjen për president, dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë nëse ata mendojnë që nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh ndërmjet dy leximeve.
Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatë Speciale, paraprakisht, e mandej sonte menjëherë votimi për president Glaukun ose Feriden,” tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





