Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka dhënë një intervistë për mediat gjatë protestës që po mbahej mbrëmjen e kaluar para Kuvendit të Kosovës.
Kjo protestë është organizuar kundër mosvotimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gucati theksoi se protestuesit do të qëndrojnë deri në orën 24:00, duke shprehur shqetësimin e tij se pas kësaj ore, vendi do të mbetet pa president dhe do të humbasin mundësinë për t’u drejtuar institucioneve për kërkesat e tyre. “Ne e kemi ndërmend deri në orën 24:00, 23:00, në orën 24:00 s’kemi çka rrijmë se ju e dini se nëse s’u zgjedhë presidenti vendi shkon në zgjedhje, s’kemi kujt me iu drejtu se s’ka institucione, s’kemi kujt me iu drejtu edhe s’kemi çka rrijmë deri mas orës 24:00”, është shprehur Gucati.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





