Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, gjatë një konferencë për media, u pyet se kush do ta shpallë datën e zgjedhjeve nëse sonte nuk zgjidhet një president.
Ai theksoi se gjithçka është një skenar i kryeministrit Albin Kurti për ta çuar vendin në zgjedhje.
Haradinaj kritikoi edhe U.D. e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, duke thënë se pyetjen për të kërkuar sqarime nga Kushtetuesja, sipas tij, ajo ka mundur ta dërgojë edhe më herët. “Gjithçka është bërë në bazë të skenarit të Kurtit.
Prej 8 korrikut, Kurti është kujdesur që të konsumojë kohën kushtetuese.
Edhe pyetjen që e ka dërguar sot U.D. presidentja ka mundur ta dërgojë para dy javësh.
Pse e ka dërguar vonë, që të fitojë ndonjë ditë për zgjedhjet në dhjetor?” tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





