Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij për veprimet e liderit të VV-së, Albin Kurti, duke thënë se ai i dha një goditje të rëndë UÇK-së.
Sipas Haradinajt, Kurti e la ligjin për Dhomat e Specializuara në gjysmë, në një moment kritik për vendin.
Ai theksoi se është koha që të bashkohemi dhe të mos turpërohemi para historisë. “Është momenti, është koha që të bashkohemi dhe të mos turpërohemi para historisë.
Për këtë na ka besuar qytetari i Kosovës, mirëpo, sikurse e pamë sot, ranë maskat.
Kurti e kurthoi edhe ligjin edhe vendin.
Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Dhomat e Specializuara në momentin më kritik.
Kurti e çoi vendin në zgjedhje në momentin më kritik,” tha Haradinaj gjatë një konference për media.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





