Reagimi i Hekuran Muratit mbi tërheqjen e Bekim Sejdiut për President

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka shprehur reagimin e tij pas raportimeve nga disa media për tërheqjen e kandidatit për president, Bekim Sejdiu.

Ai theksoi se mediat duhet të drejtojnë pyetje te kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e bërë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Disa media u nxituan që ta rikonfirmojnë tërheqjen e Prof.

Bekim Sejdiut për President të Republikës, në vend se ta marrin përgjigjen nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, për ofertën e re të Kryeministrit Kurti,” shkroi Murati.


- Advertisement -

Sipas tij, oferta e Kurtit përfshin që, edhe nëse vetëm gjysma e grupit parlamentar të PDK-së votojnë kundër Sejdiut, deputetët e Vetëvendosjes do të japin votat për Projektligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë. “Edhe me vetëm gjysmën e grupit parlamentar të PDK-së që e votojnë qoftë edhe kundër Bekim Sejdiun për President, ne i japim votat tona për Projektligjin mbi Gjykatën Speciale në lexim të dytë!” theksoi Murati.

Ai u bëri thirrje gazetarëve që t’i drejtohen fillimisht Hamzës për këtë ofertë. “Të dashur gazetarë, pyeteni së pari Hamzën.

Le të thotë Bedri Hamza PO, dhe sigurisht që me Prof.

Bekim Sejdiun mund të shkojnë e flasin Kurti e Abdixhiku për ta bindur që të mos shkojë vendi në zgjedhje të reja,” deklaroi Murati.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *