Projektligji ka për qëllim ta ngushtojë në mënyrë të konsiderueshme juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Ai do të kufizojë periudhën e mbulimit nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000, duke përjashtuar veprat që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pretendimet e raportit të Këshillit të Evropës të vitit 2011.
Gjithashtu, projektligji parashikon një dënim maksimal prej 15 vjetësh burgim dhe transferimin në sistemin gjyqësor të Kosovës të rasteve që do të mbeteshin jashtë juridiksionit të ri.
Të dënuarit do të kenë mundësinë t’i vuajnë dënimet në Kosovë.
Për më tepër, parashihet mundësia e ankesës në Gjykatën Supreme për çështjet që lidhen me juridiksionin dhe, për dënimet e formës së prerë, do të ketë mundësi për falje presidenciale.
Megjithatë, miratimi i këtij projektligji nuk do të anulonte automatikisht aktgjykimet ekzistuese dhe as nuk do të sillte lirimin e personave të dënuar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





