Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka shprehur se kërkesa e partisë së tij është thirrja e seancës së Kuvendit për votimin në lexim të dytë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Para mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza theksoi se nuk kanë pasur komunikim lidhur me këtë çështje, duke e theksuar se nuk ka pengesa për votimin e ligjit. “Jo, nuk kemi pasur komunikim.
Kërkesa jonë është e qartë: të thirret seanca, ligji të votohet në lexim të dytë.
Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë.
Nëse ka pasur çfarëdo pengese ose çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë?”, u shpreh Hamza.
Kryesia e PDK-së u mbledh në orën 10:00, dhe këto zhvillime ndodhin në një moment të rëndësishëm, pasi që në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




