Niamh O’Brien, bashkëshortja e Michael Flatley, yllit të “Riverdance” dhe krijuesit të spektaklit të njohur “Lord of the Dance”, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.
Flatley, 68 vjeç, ndau lajmin e hidhur në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën bashkëshortes me një mesazh prekës, të shoqëruar me një fotografi të tyre së bashku.
Ai e përshkroi Niamh si “dashurinë e jetës së tij”. Çifti ishin njohur për vite me radhë para se lidhja e tyre të shndërrohej në një histori dashurie.
Niamh ka qenë balerinë në shfaqjet e Flatley-t dhe ai ishte ai që e zgjodhi për rolin kryesor në spektaklin e njohur “Lord of the Dance”.
Ata u martuan në vitin 2006 në kishën e Shën Patrikut në Fermoy, Cork të Irlandës.
Një vit më vonë, ata u bënë prindër të djalit të tyre, Michael St.
James, i cili tani është 19 vjeç.
Edhe pse Flatley ka folur rrallë për jetën e tij private, ai ka treguar vazhdimisht në intervista se sa të rëndësishëm ishin bashkëshortja dhe djali i tij.
Vitet e fundit, familja kishte kaluar periudha të vështira për shkak të betejës së Flatley-t me kancerin.
Në fillim të vitit 2023, ai bëri të ditur se ishte diagnostikuar me një formë agresive të sëmundjes.
Ai iu nënshtrua një operacioni dhe vazhdoi trajtimin dhe kontrollet e rregullta mjekësore.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




