Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, ishte e ftuar në emisionin e ri “Live me Luizin”, i cili moderohet nga fituesi i Big Brother VIP Albania dhe këngëtari, Luiz Ejlli.
Gjatë intervistës, Vejsiu u pyet nëse do të marrë rol si opinioniste në edicionin e ardhshëm të Big Brother VIP Albania, dhe përgjigjja e saj sugjeroi se ajo nuk do ta ketë këtë pozicion. “Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother, kë do të heqësh Arbërin a po Monikën?”, e pyeti Luizi.
Vejsiu iu përgjigj me humor, duke iu referuar edhe paraqitjes së saj në edicionin e kaluar, kur ishte e ftuar në spektakël. “Nuk heq unë asnjë, unë thjesht, më dhanë karrigen u ula si zonjë.
Unë erdha dhe u ula në karrigen që më dhanë.
Nuk më dhanë çelësat e shtëpisë”, tha Alketa. “Jo unë do të pres radhën, kur të mërzitet Ledioni, të bëjë ai një format tjetër që ta drejtoj unë Big Brotherin. “Unë bëra thjesht shaka se unë jam shumë e lumtur që e drejton Ledioni se e drejton shumë mirë”, ka deklaruar ajo mes tjerash.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





