Sonte, Qeveria e Kosovës organizoi një mbledhje elektronike, ku u miratua ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Sipas njoftimit të Qeverisë, ky vendim vjen si përgjigje ndaj kërkesës së Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. “Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr.
Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar’, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë”, thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





