Këngëtarja Leonora Jakupi ka folur nga protesta e sotme në Prishtinë, duke bërë thirrje për bashkim politik në lidhje me çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një prononcim për mediat, ajo u bëri apel politikanëve që të lënë mënjanë inatet dhe të angazhohen së bashku për këtë çështje. “Po të mblidhet e gjithë politika pa inate, të miratojë një ligj për këtë gjykatë speciale të poshtër”, është shprehur Jakupi.
Deklarata e saj erdhi gjatë protestës së organizuar në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestat në kryeqytet kanë vijuar prej ditësh, ndërsa protesta e 1 tetorit është organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’.
Prania e saj në protestat në Prishtinë nuk është e re; këngëtarja ka marrë pjesë edhe në tubimet e mëparshme dhe ka shprehur vazhdimisht publikisht mbështetjen e saj për ish-krerët e UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




