Aurora Rrusta po i thotë lamtumirë beqarisë: Njihuni me historinë e saj të dashurisë

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Aurora Rrusta, po i jep fund beqarisë.

Ajo sonte, e enjte, po mban kanagjegjin në një nga restorantet e njohura, ku është shfaqur me veshje tradicionale shqiptare.

Së fundmi janë publikuar edhe pamje nga atmosfera e kësaj nate të veçantë për Aurorën, e cila duket se po e shijon në maksimum festën para martesës.


- Advertisement -

Por, pas këtij momenti të rëndësishëm në jetën e saj qëndron edhe një histori dashurie që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Aurora dhe këngëtari Kushtrim Kelani u njohën gjatë qëndrimit të tyre në këtë reality-show, para disa muajsh.

Pas përfundimit të eksperiencës televizive, njohja e tyre vazhdoi edhe jashtë shtëpisë, teksa me kalimin e kohës raporti mes tyre u shndërrua në dashuri.

Tashmë, çifti ka vendosur ta kurorëzojë lidhjen me martesë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *