Ardian Gola në Këshillin e Evropës: E vërteta mbi dënimet e UÇK-së dhe kriza politike në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, adresoi çështjen e verdiktit të Speciales, e cila dënoi krerët e UÇK-së me 81 vjet burg më 16 shtator.

Gola u rikujtoi parlamentarëve se pretendimet e Dick Martyt, të miratuara nga ky institucion në vitin 2011, nuk janë vërtetuar. “Sa u përket dënimeve të fundit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të përmendura në raport, duhet theksuar se pretendimet qendrore të raportit të Dick Martyt nuk janë vërtetuar.

Nuk pati krime kundër njerëzimit, nuk pati trafikim organesh dhe nuk pati ‘Shtëpi të Verdhë’,” tha ai. “Sa u përket akuzave të mbetura, ne besojmë fuqishëm se Paneli i Apelit do t’i rrëzojë ato, nëse i zbaton me rigorozitet standardet ndërkombëtare të drejtësisë, dhe udhëheqësit e UÇK-së do të jenë të lirë.


- Advertisement -

UÇK-ja u shfaq si përgjigje ndaj dekadave të shtypjes dhe zhvilloi një luftë të drejtë për ta çliruar popullin e Kosovës nga Serbia diktatoriale e Miloševićit, e cila ishte vetë burimi i terrorit dhe i luftërave të përgjakshme në mbarë ish-Jugosllavinë.

Evropa duhet të mbetet vigjilente dhe të mos lejojë që barbaria e viteve ’90 të përsëritet, duke lejuar shtrembërimin dhe përmbysjen e të vërtetave historike,” shtoi Gola.

Tutje, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e VV, duke iu referuar krijimit të institucioneve, tha se Kosova po përballet me krizën e zgjedhjes së Presidentit, por sipas tij, kjo duhet parë në kontekstin e anomalive kushtetuese. “Është e pamohueshme se Kosova po përballet me një krizë politike lidhur me zgjedhjen e Presidentit.

Kjo duhet parë në kontekstin e disa anomalive kushtetuese, disa prej të cilave burojnë edhe nga Pakoja e Ahtisaarit.

Megjithatë, ajo që është e rëndësishme është se dialogu politik vazhdon të zhvillohet brenda konturave demokratike, ku dhuna nuk gjen vend,” theksoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *