Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit një fotografi të realizuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet së bashku me ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.
Krahas imazhit, Rexha i ka kushtuar disa fjalë të ndjera artistit, duke shprehur admirimin e tij për karrierën dhe kontributin e Fejzullahut në muzikën shqiptare.
Ai e ka cilësuar Fejzullahun si një figurë frymëzuese për artistët dhe si një shkollë të gjallë, duke theksuar se ndihet me fat që jeton në të njëjtën kohë me të dhe ka mundësinë ta njohë nga afër. “Sabriu, po ta kisha jetën tënde në dorë, do të ta falja edhe 50 vite të tjera jetë, sepse je një artist që ke lënë gjurmë të mëdha në muzikën shqiptare.
Për ne që merremi me artin, je një model, frymëzim dhe shkollë e gjallë,” tha ai. “Kam një privilegj të madh që jetoj në kohën tënde dhe që kam mundësinë të të njoh, të të dëgjoj e të ndaj momente me ty.
Me shumë respekt dhe dashuri, Labi,” shtoi tutje.
Postimi mori reagime të shumta për faktin që imazhin e bëri me AI, për të cilën pati edhe kritika.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com




