Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka njoftuar se ka marrë detyrën si kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në një postim në rrjetet sociale, Qorolli theksoi se zgjedhja e tij ka ardhur si rezultat i besimit të dhënë nga LVV-ja dhe mbështetjes së të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. “E pranoj këtë përgjegjësi me respekt të madh dhe me përkushtim të plotë ndaj Republikës tonë”, ka shkruar ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





