Stresi Bën Një Pauzë nga Rrjetet Sociale, Por Njofton se Kthehet me Më Shumë

Rap-artisti i njohur, Stresi, ka befasuar ndjekësit e tij me një vendim të papritur.

Ai njoftoi se do të shkëputet për një periudhë nga rrjetet sociale, pa dhënë shumë detaje mbi arsyet e këtij vendimi.

Përveç njoftimit, Stresi ka bërë disa ndryshime në profilin e tij në Instagram, duke fshirë fotografitë e mëparshme dhe ndjekësit që kishte.


- Advertisement -

Para se të largohej, artisti iu drejtua fansave, kolegëve dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë karrierës së tij, duke theksuar se kjo pauzë nuk është një lamtumirë.

Ai tha: “Faleminderit çdo njeriu që më ka dëgjuar, çdo fansi që ka qenë aty që nga dita e parë, çdo personi që më ka mbështetur edhe kur gjërat nuk kanë qenë të lehta.” Stresi e vazhdoi mesazhin e tij duke falenderuar edhe ata që e kanë kritikuar, pasi sipas tij, ato fjalë kanë qenë pjesë e rrugës së tij. “Një falënderim i madh shkon për të gjithë kolegët, artistët dhe njerëzit me të cilët kam ndarë muzikë, punë, skena dhe momente që nuk harrohen.” Ai e përmbylli mesazhin e tij duke thënë: “Kam kaluar shumë gjëra në këtë rrugë.

Kam rënë, jam ngritur, kam humbur njerëz, kam fituar njerëz… por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë: respekti dhe dashnia për ata që më kanë qëndruar pranë.

Thjesht po marr pak kohë për të ndërtuar diçka tjetër.

Dhe kur të kthehem, do të kem akoma më shumë për t’ju thënë.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *