Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet për të mbështetur protestën e thirrur nga platforma “LIRIA KA EMËR”, duke shprehur solidaritetin e saj me ngjarjet që po ndodhin në Kosovë.
Shqiptar Gubetini, anëtar i Këshillit Organizativ të protestës, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se mërgata shqiptare në Bavari po bashkohet rreth thirrjes për protestë. “BAVARIA NË KËMBË PËR LIRINË!”, është mesazhi që Gubetini e ka shoqëruar me njoftimin, duke theksuar se, pavarësisht largësisë nga Kosova, lidhja e mërgimtarëve me vendlindjen mbetet e fortë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





