Diskutimet për Projektligjin e Dhomave të Specializuara: Bedri Hamza thekson rëndësinë për të ardhmen e Kosovës

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dhënë detaje mbi takimin e së dielës me kryeministrin Albin Kurti.

Ai njoftoi se në këtë takim është biseduar për Projektligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza theksoi se, pas aktgjykimit të 16 shtatorit, plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji është një çështje e rëndësishme për PDK-në dhe për tërë vendin, pasi lidhet ngushtë me të ardhmen e Kosovës dhe tejkalon mandatin e një partie politike ose të një qeverie. “Për çka kemi biseduar, po të tregoj, kemi biseduar për Projektligjin për Dhomat e Specializuara.


- Advertisement -

Ju e dini që pas datës 16 shtator, për PDK-në, por edhe për Kosovën, që lidhet për një periudhë kohore përtej një mandati që i tejkalon mandatet e një partie politike, që i kalon mandatet e një qeverie, është çështje që ka të bëjë me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Është prioriteti më i lartë, plotësimi dhe ndryshimi i këtij ligji, dhe sigurisht, jo si çështje për me blloku, por si nevojë, si nevojë për me i ba korrektimet e caktuara, dhe për me kthy gjykatën brenda mandatit, dhe me i rregullu disa çështje që kanë dalë jashtë mandatit për çka është kriju kjo gjykatë edhe me amendamentin kushtetues,” tha Hamza.

Ai gjithashtu deklaroi se PDK-ja është e gatshme të presë edhe pak kohë që Qeveria t’i përfundojë pjesët që lidhen me opinionin ligjor dhe çështje të tjera, ndërsa shpreson që ky projektligj të trajtohet në një seancë të jashtëzakonshme, me dy lexime brenda të njëjtës ditë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *