Mirënjohja e OVL-së për Tifozët Shqiptarë: Bashkimi në Emër të Lirisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetësit dhe grupet e organizuara të tifozëve të klubeve shqiptare, për solidaritetin dhe mbështetje ndaj UÇK-së dhe kujtimit të atyre që dhanë jetën për liri.

Në një reagim në Facebook, OVL e UÇK-së thekson se rivaliteti sportiv mund të ndajë tifozët në ngjyra dhe tribunat, por UÇK-ja i bashkon shqiptarët në sakrificë, liri dhe dinjitet kombëtar. “Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shpreh mirënjohje të thellë për mbështetësit dhe grupet e organizuara të tifozëve të çdo klubi shqiptar, solidariteti dhe respekti i të cilëve nderojnë UÇK-në dhe kujtimin e të rënëve për liri.

Rivaliteti mund të ndajë ngjyrat dhe tribunat, por UÇK-ja na bashkon: në sakrificë, në liri, në dinjitet kombëtar.


- Advertisement -

Ky bashkim nuk është thjesht gjest.

Ai dëshmon se shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës u fituan me çmimin më të lartë dhe se mbrojtja e tyre mbetet detyrë e çdo brezi.

Kërkojmë që ky amanet të ruhet i shenjtë, mbi çdo ndasi, kudo që mblidhen shqiptarët,” ka deklaruar OVL-UÇK.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *