Sonte (e diel) në Gjakovë u mbajt protesta me moton “Jo në emrin tim”, ku qytetarë të shumtë iu bashkuan marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, e cila ndau disa pamje nga protesta në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Jo në emrin tim”.
Protestat me këtë moto janë organizuar gjithashtu në qytete të tjera të Kosovës, ndërsa mbështetje për ish-krerët e UÇK-së është shprehur edhe në vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës.
Këto protesta vijnë pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, ku Gjykata Speciale shpalli Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin fajtorë për disa akuza për krime lufte.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





