Pas një vere plot me koncerte dhe angazhime muzikore, Tayna ka vendosur të bëjë një pauzë dhe të marrë disa ditë pushimi për t’u relaksuar.
Edhe pse artistja nuk ka zbuluar vendndodhjen e saj aktuale, ajo po ndan me ndjekësit disa momente nga ditët e saj të pushimit përmes rrjeteve sociale.
Në fotografitë e publikuara, Tayna duket në formë të shkëlqyer, duke tërhequr vëmendjen me pamjen dhe linjat e saj trupore.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, këngëtarja ka zgjedhur të bëjë edhe pak humor me ndjekësit, duke shkruar: “Nejse a e dini kush pushon n’shtator?”, duke iu referuar faktit se këtë herë ka vendosur të mos shoqërojë çdo fotografi me përshkrime të gjata.
Këto pushime vijnë pas një periudhe të gjatë angazhimesh në muzikë dhe skenë.
Vetëm pak javë më parë, Tayna njoftoi se kishte vendosur të marrë një pauzë nga muzika, pas tetë vitesh aktivitet të pandërprerë në skenë dhe jetën e natës.
Megjithatë, artistja sqaroi se kjo është vetëm një shkëputje e përkohshme dhe se nuk ka në plan të japë fund karrierës së saj muzikore.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





