Vesa dhe Mirlind Daku: Njihuni me Ditën e Tyre të Veçantë

Vesa dhe Mirlind Daku kanë bërë “lëmsh” rrjetin me disa fotografi të reja që kanë publikuar së fundmi në Instagram. Çifti ka ndarë për herë të parë me ndjekësit disa momente nga dita e tyre e veçantë, e cila duket se ka qenë në momentin kur i dhanë fund beqarisë.

Në fotografi, Vesa shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie, duke pozuar pranë bashkëshortit të saj, Mirlind Daku.

Fustani i saj, i bërë prej dantelle, kishte një model të ngushtë dhe zgjatej me një bisht të gjatë.


- Advertisement -

Një detaj tjetër që tërhoqi vëmendjen ishte fjongoja e vendosur në pjesën e pasme, ndërsa fustani e linte shpinën të zbuluar.

Vesa kishte mbledhur flokët në një topuz dhe mbante në duar një buqetë me lule.

Duke u bazuar në postimin e tyre, fotografitë janë realizuar në Zvicër.

Edhe pse nuk dihet ende se kur çifti i dha fund beqarisë, një vit më parë kishte pasur raportime se ata ishin martuar në fshehtësi.

Tani, për herë të parë, Vesa dhe Mirlind Daku kanë ndarë me ndjekësit setin e fotografive nga martesa e tyre.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *