Kryetari i Skenderajt: Qeveria e Kosovës Po Tregohet E Pakuptueshme ndaj Protestës

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte i pranishëm sonte në protestën e tetë me radhë që po mbahet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai theksoi se Qeveria e Kosovës në këtë rast “po tregohet qele gurin gojën”.Sipas Lushtakut, përfaqësuesit e Qeverisë do të duhej të ishin aktivë sonte në protestë dhe të shpreheshin lidhur me këtë proces. “Pavarësisht bindjeve tona politike, kjo është Qeveria e Kosovës”, shprehu ai.

Lushtaku kritikoi gjithashtu disa ministra dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “i janë gëzuar dënimit” të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.


- Advertisement -

Në një pyetje nëse pret aktakuza të reja nga Gjykata Speciale dhe nëse do të frikësohej nga një ftesë e mundshme e saj, ai u përgjigj se “absolutisht nuk frikësohet”.

Lushtaku theksoi gjithashtu se nuk i beson Gjykatës Speciale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *