Në kuadër të takimeve me partnerët zhvillimorë, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, sot priti në takim Daniel Alker, Shefin e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, dhe Marcus Delf, Drejtorin e GIZ-it për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Zulfaj e falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë institucioneve të Kosovës.
Kosova është duke vazhduar me përgatitjet e hershme institucionale në fushën e integrimit në BE, me qëllim rritjen e efikasitetit administrativ dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Ndihma zhvillimore është e çmueshme për Kosovën, ndërsa Gjermania vazhdon të mbetet një nga kontribuesit më të mëdhenj zhvillimorë në vend.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





