Wayne Rooney ka filluar bisedimet për të marrë pjesë në sezonin e ri të ‘I’m A Celebrity’, duke u raportuar se do të thyerë rekordin e pagesës duke marre një shumë më të lartë se bashkëshortja e tij Coleen Rooney.
Ai ka shprehur interesin për të provuar aventurën në xhungël, duke dëshiruar t’i tregojë katër djemve të tij anën e tij të aventurës.
Coleen dhe djemtë mund të udhëtojnë drejt Australisë për ta mbështetur, ndërsa djali i madh, Kai, mund të qëndrojë në Britani për arsye futbolli.
Edhe pse spekulohet se Coleen e ka mbështetur Wayne-n, ITV ka bërë të qartë se asgjë nuk është ende zyrtare.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com



