Ish-deputeti Ilir Deda ka propozuar dhjetë masa për stabilizimin politik të Kosovës dhe mbështetjen e proceseve të apelimit në Hagë.
Në një postim, Deda kërkon marrëveshje politike mes partive, kandidaturë të përbashkët për president dhe zgjerim të pjesëmarrjes në Qeveri.
Ai propozon financim të ekipeve të mbrojtjes, angazhim të ekspertëve ndërkombëtarë dhe shqyrtim të arkivave të NATO-s, OSBE-së dhe shteteve aleate.
Deda kërkon gjithashtu koordinim institucional, mbështetje diplomatike për integritetin e procesit dhe angazhim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai thekson se mbështetja e apelimit nuk përjashton respektin për viktimat.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info



