Deputetja Vlora Çitaku kërkon publikimin e plotë të aktgjykimit për Hashim Thaçin

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar publikimin e plotë të aktgjykimit përmes të cilit janë dënuar Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Ajo ka thënë se s’mund të dënosh çlirimtarët e një populli, e pastaj të mos e publikosh aktgjykimin e plotë e pa asnjë redaktim. ‘Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen’, ka shkruar Çitaku.

Nuk mundesh me i dënu çlirimtarët në emër të popullit, e pastaj mos me e publiku të plotë, pa asnjë redaktim, aktgjykimin mbi të cilin i ke dënuar.


- Advertisement -

Të plotë.

Pikë e presje.

Le ta shohë populli se mbi çfarë “faktesh” e “dëshmish” është ndërtuar një vendim i tillë ndaj katër burrave që rastësisht janë gjallë, sepse kur e kanë veshur uniformën me tri shkronjat e arta, më afër se këmishën në trup e kanë pasë vdekjen.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *