Në disa pjesë të qytetit të Podujevës do të ndërpritet furnizimi me ujë gjatë ditës së sotme, për shkak të punimeve të detyruara në gypin me diametër 400 milimetra.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ndërprerja do të nisë në orën 07:00 dhe pritet të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.
Zonat që do të preken janë: Rruga “Radio Llapi”, Rruga “Ali Ajeti”, rruga “Shakadin Behrami” si dhe një pjesë e qytetit.
Banorëve u është bërë thirrje që të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




