Albin Kurti në New York për të përfaqësuar Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë, me fokus në promovimin dhe forcimin e vlerave dhe interesave shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton Zeri.info.

Sipas njoftimit, ai pritet gjithashtu të takohet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *