Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka bërë të ditur se një biznes operator do të kryejë punime në rrugën ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’.
Si rezultat i këtyre punimeve, disa zona të Prishtinës, përfshirë Lagjen Universitare, rrugën ‘Holger Petersen’, rrugën ‘Muharrem Fejza’, si edhe rrugët periferike në Matin 1, do të jenë pa furnizim me ujë për një periudhë të përkohshme.
KRU-ja ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe ka shprehur ndjesë për shqetësimet e shkaktuara gjatë realizimit të punimeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





