Ambasada Amerikane paralajmëron për protestën e paralajmëruar në Prishtinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për protestën e paralajmëruara për sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, disa organizata të mëdha kanë paralajmëruar protesta që pritet të nisin në orën 12:00.

Ambasada Amerikane paralajmëron se tubimet mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa të mëdha në komunikacion në zonat përreth, transmeton Zeri.info.


- Advertisement -

Për këtë arsye, qytetarëve u është rekomanduar të shmangin sheshin “Skënderbeu” dhe zonat përreth gjatë kohës së protestave. “Ushtroni kujdes nëse gjendeni papritur pranë grumbullimeve të mëdha ose protestave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm ndaj situatës përreth dhe të përcjellin mediat lokale për informacione të reja lidhur me zhvillimet.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *