Ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës

Një vendim dramatik që nuk e ndryshon historinë e ka quajtur ish-Kryeministri shqiptar i Luftës së Kosovës, Pandeli Majko, verdiktin e sotëm të Gjykatës së Hagës.

Pa i fshehur emocionet, ai e cilëson vendimin si një dramë të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpreh shqetësim për mënyrën se si, sipas tij, mund të ndikojë në perceptimin historik të luftës së Kosovës.

Majko thotë se në këtë moment Kosova dhe Shqipëria duhet të tregojnë një qëndrim dinjitoz dhe të shmangin përplasjet me drejtësinë.


- Advertisement -

Betja juridike nuk ka përfunduar, thotë ai, duke theksuar se tashmë mbetet edhe procesi i Apelit.

Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 me vendim të Kuvendit të Kosovës, ndërsa për Majkon, pranimi i kësaj gjykate ishte një çmim që Kosova zgjodhi të paguante në rrugën e saj drejt konsolidimit ndërkombëtar.

Në fund, ai përshkon dimensionin personal të vendimit, duke treguar respektin për Hashim Thaçin, një ish-drejtues të UÇK-së dhe mikun e tij të ngushtë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *