Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së ish-deputetes dhe veprimtares për të drejtat e njeriut, Flora Brovina.
Haxhiu e ka përshkruar Brovinën si një grua që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe Kosovës, duke theksuar angazhimin e saj si mjeke, humaniste dhe veprimtare për të drejtat e njeriut.
Kosova sot humbi Flora Brovinën, gruan që ia kushtoi gjithë jetën njerëzve dhe vendit të vet.
Ajo ka kujtuar edhe periudhën e luftës, kur Brovina ishte arrestuar nga autoritetet serbe dhe ishte dënuar me 12 vjet burg në Serbi.
Edhe kur kjo e vuri drejtpërdrejt përballë regjimit serb, nuk u tërhoq.
Në pranverën e vitit 1999 u arrestua dhe u dërgua në burgjet e Serbisë, ku u dënua me 12 vjet burg.
As aty nuk hoqi dorë nga bindjet e veta.
Sipas saj, për lirimin e Brovinës ishin angazhuar organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, shkrimtarë dhe institucione nga vende të ndryshme të botës.
Haxhiu e ka cilësuar Brovinën edhe si zë të veçantë në letërsinë shqipe, ndërsa ka përmendur kontributin e saj pas luftës në jetën institucionale të Kosovës.
Flora Brovina për vite me radhë ishte deputete e Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkrueset e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.
Në fund, Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Brovinës.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Flora Brovinën.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




