Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se nesër do të ketë tubim në sheshin ‘Adem Jashari’, duke pritur vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Organizimi fillon në ora 09:00, ndërsa vendimi pritet të bëhet i ditur në ora 10:00.
Qytetarët janë ftuar të marrin pjesë për të ndarë këtë moment së bashku. ‘Ftojmë qytetarët të jenë prezent dhe të ndajnë këtë moment të rëndësishëm, me shpresën se drejtësia do të fitojë dhe Çlirimtarët tanë do të shpallen të pafajshëm’, thuhet në njoftim. ‘Bashkë në pritje të drejtësisë!’, përfundon njoftimi i Komunës së Skenderajt.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




