Oasis rikthehet në skenë me 38 koncerte të reja në vitin 2027

Oasis rikthehet sërish në skenë, duke konfirmuar 38 koncerte të reja në vitin 2027, pas suksesit të turneut të ribashkimit në vitin 2025.

Vëllezërit Liam dhe Noel Gallagher do të nisin një tjetër seri koncertesh, me 11 data në Etihad Stadium në Manchester dhe katër koncerte në Knebworth, aty ku zhvilluan koncertet e famshme të vitit 1996.

Turneu do të shtrihet edhe në Glasgow, Munich, Barcelona, Amsterdam, Romë, Paris, Boston, Las Vegas dhe Irlandë.


- Advertisement -

Një ndryshim i rëndësishëm këtë herë është se nuk do të përdoret çmimi dinamik i biletave, praktikë që shkaktoi shumë zemërim gjatë turneut të parë të rikthimit. Çmimet standarde do të jenë fikse dhe do të variojnë nga 71 deri në 266 funte.

Fansat duhet të regjistrohen paraprakisht për të pasur mundësinë të blejnë bileta.

Rikthimi i Oasis vjen pas një historie të gjatë konfliktesh mes dy vëllezërve.

Grupi u nda në vitin 2009, kur Noel Gallagher u largua pas një përplasjeje me Liam në Paris.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *