Bashkëshorti i njohur i këngëtares shqiptare Genta Ismajli, Huseyin Usta, ka shprehur trishtimin e tij pas lajmit të ndarjes nga jeta të babait të saj.
Në një postim në InstaStory, ai ka ndarë një foto me të ndjerin, duke e shoqëruar me një mesazh prekës për të: “Babi, do të jetosh gjithmonë në zemrat tona.
Jemi shumë mirënjohës që patëm mundësinë të të njohim dhe që një njeri me një zemër kaq të mirë, fisnike dhe të çmuar preku jetët tona.
Nuk do të të kujtojmë vetëm, por do ta mbajmë dashurinë tënde, zemrën tënde të bukur dhe kujtimet që na le pas me vete për gjithë pjesën tjetër të jetës.
Të duam shumë, babi.
Nuk do të të harrojmë kurrë.
Ti e ke lënë këtë botë, por nuk do të largohesh kurrë nga zemrat tona.
U prehtë shpirti yt në paqe.” Mesazhi i tij shpreh dhimbjen e madhe për humbjen, por edhe mirënjohjen dhe dashurinë që familja ruan për të ndjerin.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





