Marshimi i qytetarëve në Tiranë: Thirrje për ndryshim dhe liri në protestën e 104-t

Me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, qytetarët vijuan sot marshimin nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 104-t në Tiranë.

Gjatë marshimit ata ripërsëritën parrullat: “Poshtë narkoshteti!”, “Rama në burg!”, “Berisha në burg!”.

Aktivistja Luçiana Kokaj tha se gratë që protestojnë nuk ndihen të përfaqësuara nga politika, pasi, sipas saj, problemet e tyre janë të ndryshme nga ato të deputetëve.


- Advertisement -

Një tjetër folës u shpreh se protestat nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale.

Folës të ndryshëm prekën problematika të ndryshme të jetës së përditshme që i shqetësojnë, që nga korrupsioni, pagat dhe pensionet e ulta, arroganca e administratës e tjerë.

Ata bënë thirrje për një “Shqipëri të re”.

Aktivisti Arben Kola bëri thirrje për lirimin e protestuesve të diasporës, të cilët janë ndaluar, sipas tij, të hyjnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në protestën e nesërme.

Ai njoftoi se protesta do të zhvendoset pranë ambasadës së Malit të Zi në vendin tonë, për të ushtruar presion për të mos u bërë pengesë për pjesëmarrjen e emigrantëve që duan të marrin pjesë nesër dhe që kalojnë përmes vendit fqinj.

Protesta nisi më 31 maj si reagim ndaj projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, ndërsa tashmë organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë artikuluar kërkesa më të gjera politike dhe institucionale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *