Raportohet për 40 vatra zjarri në Kosovë, 6 prej tyre ende aktive

40 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Flakët kanë përfshirë zona në Dajt, Dibër, Shkodër dhe Fier, ku ekipet e emergjencave po vijojnë ndërhyrjen në terren.

Në operacione janë angazhuar qindra forca operacionale, automjete zjarrfikëse dhe efektivë të Forcave të Armatosura.


- Advertisement -

Më tepër po ndërhyhet në vatrat në Dajt, Çërrilë të Mallakastrës dhe Rragam të Shkodrës, ndërsa disa zona të tjera mbahen nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata po ndiqet në mënyrë të pandërprerë, me prioritet mbrojtjen e banesave, jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *