Don Xhoni ka bërë të ditur se do të bashkohet në marshin protestues ‘Marsh për Liri’, që do të mbahet më 12 shtator në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, duke nisur nga ora 14:00.
Në mesazhin e tij publik, Don Xhoni ka theksuar se marshimi nuk lidhet vetëm me emrat e ish-drejtuesve të UÇK-së, por edhe me historinë dhe sakrificën e vendit. ‘Nuk po gjykohen veç ata.
Po gjykohet një pjesë e historisë tonë.
Po gjykohet sakrifica jonë.
Po gjykohet liria e vendit tonë.
E ajo liri, për mua, nuk ka çmim’, ka shkruar reperi, krahas emblemës zyrtare të UÇK-së, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në Prishtinë.
Ai gjithashtu ka shpërndarë posterin zyrtar me motot ‘Kosova po pret’ dhe ‘Liria ka Emër’.
Para Don Xhonit, edhe artistë të tjerë shqiptarë kanë përdorur platformat e tyre për të bërë thirrje për solidaritet. ‘Marshi për Liri’, i organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’, vjen si reagim qytetar ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





