Kompania rajonale e ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në disa lokacione në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Punimet do të zhvillohen në rrugët ‘Reshat Vallqi’, ‘Xhafer Deva’ dhe ‘Dëshmorët e Kombit’, si dhe në fshatrat Kçiq i Madh, Vaganicë dhe Rahovë.
Në rrjetin e kanalizimit do të kryhen punime në Stan Tërg për debllokimin e kanalizimeve të bllokuara.
Gjatë kryerjes së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt, kështu që konsumatorët rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.
KRU ‘Mitrovica’ bën thirrje për mirëkuptim dhe bashkëpunim nga ana e konsumatorëve gjatë realizimit të punimeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





