Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, z.
Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit, Hargreavesi dhe Isufaj diskutuan çështjet aktuale në fushën e sundimit të ligjit. ‘Ambasadori britanik e përgëzoi Prokurorisë Speciale për punën e saj dhe riafirmoi mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit.
Mbështetjen dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me autoritetet e Britanisë së Madhe, e theksoi edhe z.
Isufaj si një nga partnerët kryesorë institucionalë të Prokurorisë Speciale’, thuhet në njoftimin në Facebook.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





