Ramush Haradinaj ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të SHBA-së më 11 shtator të vitit 2001.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shprehet se si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë. 11 Shtatori i vitit 2001 ishte një ditë e errët në historinë moderne.
Sulmi terrorist i paprecedent ndaj Shteteve të Bashkuara u trondit botën, por nuk e shkatërroi shpirtin e madh amerikan.
Në 25-vjetorin e 9/11, po ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë duke kujtuar me respekt viktimat e pafajshme të asaj dite tragjike.
Miqësia jonë e përhershme me Amerikën është e paçmueshme dhe nuk mund të shkatërrohet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





