Cody Walker, vëllai i aktorit të ndjerë Paul Walker, nuk dëshiron të përfshihet në rikthimin e personazhit të tij Brian O’Conner në filmin e fundit të serialit Fast & Furious.
Edhe pse ai beson se inteligjenca artificiale mund të përdoret për ta rishfaqur personazhin, ai nuk beson se kjo duhet bërë.
Qëndrimi i tij është se vendimi nëse Brian O’Conner do të kthehet në filmin përfundimtar duhet t’i mbetet në fund të fundit vajzës së Paul, Meadow.
Cody dhe Caleb Walker më parë e zëvendësuan Paulin pasi aktori vdiq në një aksident me makinë gjatë një pushimi nga xhirimet e Furious 7 në vitin 2013.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





