Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka deklaruar se data 16 shtator duhet ta gjejë Kosovën me institucione të konstituuara, pasi sipas saj, atë ditë do të merret një vendim i rëndësishëm për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
Sipas Musliu-Shoshit, nëse LVV-ja e ka prioritet që 16 shtatori ta gjejë Kosovën pa institucione të konstituuara, atëherë, sipas saj, kjo parti duhet të mbajë një përgjegjësi shumë të rëndë politike dhe historike. “Data 16 shtator Kosovën ta gjejë me institucione të konstituuara.
E pikërisht është me rëndësi që ne të kemi një Kuvend të konstituar dhe funksional me datën 16 shtator që do të merret vendimi për të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen e shtetit tonë.
Pra ky është qëndrimi jonë primar, unë i shoh dy variante të ndryshme nëse LVV prioritet e ka që data 16 të mos e gjejë Kosovën me institucione të konstituara e pikërisht me Kuvend që për ne është e rëndëisshme, atëherë kjo është një përgjegjësi që VV-ja duhet ta mbajë një përgjegjësi shumë të rëndë politike dhe historike, nuk dua të besoj që një parti e cila udhëheq vendin nuk don që data 16 kur është vendimi e ka pqr qëllim që shteti tonë ta gjejë pa institucione dhe e dyta është fakti tjetër nëse e ka në mendje Kurti të na dërgon përsëri në zgjedhje që zgjedhjet të jenë në datën e tij të preferuara që është në fund të dhjetorit”, ka deklaruar ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





